Fshatrat e Gjakovës i japin mbështetje Limajt
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar ish-bashkëluftëtarë, intelektualë dhe të rinj në disa fshatra të Komunës së Gjakovës.
“Bashkëluftëtarë, intelektualë dhe gjenerata e re e mrekullueshme në Rekë të Keqe dhe Rekë të Mirë të Gjakovës, po vazhdojnë të rreshtohen fuqishëm krah kauzës sonë për Çlirimtarët”, është bërë me dije në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.
“Jemi të kënaqur që projekti ynë po përkrahet fuqishëm nga njerëz e familje të cilat kanë dhënë shumë për vendin. Me mbështetjen e kësaj zone dhe Gjakovës në përgjithësi, betejën tonë për rikthimin e së vërtetës sonë dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare do ta fitojmë më lehtë dhe mbi të gjitha zëri përfaqësues i Çlirimtarëve do të jehojë edhe më fuqishëm në Parlamentin e Republikës sonë”, është theksuar në njoftimin e kësaj partie.