Fshatrat shqiptare në veri kundër ndarjes së Kosovës
Banorët e fshatrave, Kelmend, Boletin e Zhazhë janë shprehur kundër idesë së korrigjimit të kufijve
Kelmend, Boletin e Zhazhë janë fshatrat me popullsi shqiptare në Komunën e Zveçanit.
Historia e tyre është e lashtë. Ata që jetojnë këtu nuk do i ndërronin me asgjë fshatrat e tyre.
Por një ide e Presidentit Thaçi i ka brengosur ata.
Pleqtë që kanë jetuar me dekada në këtë pjesë thonë që me asnjë kusht nuk e lëshojnë vendlindjen.
Kelmendi, është fshat me rreth 35 shtëpi. Shefqet Kelmendi, 80 vjeçar thotë se në asnjë mënyrë nuk do e lëshojnë këtë vend.
Për të ideja e shkëmbimit të territoreve është e papranueshme.
Edhe Sadie Kelmendi ndan të njëjtën mendje. Ajo thotë se bashkimi i Klemendit me Serbinë nuk do i sillte të mirë askujt.
Pak kilometra më larg se Kelmendi gjendet fshati Boltetin, përveç bukurive natyrore që ka ky fshat, në të gjendet edhe Kulla e Isa Boletinit.
Në Boletin jetojnë vetëm gjashtë familje. Përfaqësuesi i këtij fshati thotë se asnjë prej këtyre banorëve nuk do të e lëshojë Boletinin.
E fshati i tretë në komunën e Zveçanit është Zhazha. Musli Peci, tregon se është lindur e rritur këtu.
E edhe kjo konsiderohet pasuri e madhe për Kosovën, marrë parasysh pamjen dhe pozitën e këtyre fshatrave.