
Fshehin drogën me vlerë 200 milionë dollarë në shishet e salcës
03 nëntor 2019
| 12:31
Katër persona janë arrestuar në Australi pasi u përpoqën të trafikonin 400 kilogramë metafetaminë. Ata e fshehën drogën në qindra shishe salce.
Kutitë që u dërguan nga ShBA në Sidney u deklaruan se përmbanin shishe salce.
Por policia kufitare zbuloi se shishet përmbanin sasi të madhe droge e njohur si meth, që ka një vlerë mbi 208 milionë dollarë në treg.