FSHESA HISTORIKE E STROBE TALBOTT NË KUMANOVË

09 qershor 2024 | 19:34

Strobe Talbott (Nelson Strobridge “Strobe” Talbott III)!

Ismet Sylejmani

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Strobe Talbott, është një nga figurat e shquara të administratës së SHBA-së në periudhën e luftës të Ushtrisë Çlrimtare të Kosovës dhe me rol kyq në arritjen dhe zbatimin e Marrëveshjës ushtarako-teknike të Kumanovës, më 9 Qershor 1999!

Zëvendës Sekretari Amerikan i Shtetit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Strobe Talbott, ashtu si edhe shumë figura tjera të mëdha të SHBA-së, përfaqeson shtresën e aristokracisë së lartë të kupolës historike të SHBA-së, të cilët, përgjithmonë do të mbeten në zemrën e çdo shqiptari patriot dhe atdhetar, sepse e bënë të mundur përgjithmonë çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia pushtuese!

9 Qershori 1999, shënon momentin kulminant kur në Kumanovën legjendare, nënshkruhet Marrëveshja Historike e kapitullimit total politiko-ushtarak të Serbisë pushtuese dhe aty është momenti i madh dhe historik i qëndrimit spektakular të diplomatit të lartë Amerikan z. Stobe Talbott!

Diplomati legjendar Amerikan z.Strobe Talbott, ka luajtur rolin e Tij brilant për lirinë dhe çlirimin historik të Kosovës dhe sidomos për largimin e të gjithë aparatit shtypës dhe vrasës ushtarak dhe paramilitar të forcave serbe nga Kosova!

Boshatisja totale si me fshesë e çdo trupe pushtuese serbe, mbetet një nga meritat e veçantë historike të veprimeve diplomatike dhe të kokëfortësisë së këmbënguljes se Tij të madhe në arritjet e Marrveshjes së Kumanovës!

Marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës në pikën e saj C) ka një tekst, i cili përfshinë një tërësi totale!

C-ja e Marrëveshjes së Kumanovës, është përmbyllja e ëndrrës shekullore të qindra dhe mijëra gjeneratave atdhetare dhe patriotike të popullit shqiptar!

C-ja e Marrëveshjes së Kumanovës, është realizimi në tërësi i platformave politiko-patriotike të të gjitha organizatave, lëvizjeve dhe partive politike në Kosovë e jashte sajë!

C-ja e Marrëveshjes së Kumanovës, është homazh me nderim e qetësi oqeanike, sepse aty nderimi për të gjithë Dëshmorët, Heronjtë, Martirët, Invalidët e luftës së armatosur e çlirimtare të UÇK-së, ish – të burgosurit politik, veprimtarë e aktivistë të panumërt kombëtar, u bë realitet faktik!

c) “…nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-i, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar nga KFOR-i…”!

Informacionet dhe e vërteta e madhe historike, flasin se Zv. Sekretari Amerikan i Shtetit te SHBA-ve z. Strobe Talbott, ka qenë njëri ndër hartuesit dhe këmbëngulesit kryesorë, që asgjë, ama bash asgjë e aparatit shtypës, vrasës, gkapirës epushtues represiv, dhunues e gjenocidal serb, të mos mbetet në teritorin e Kosovës, i cili do të kontrollohej nga NATO!

Populli shqiptar i Kosovës, i është mirënjohës përgjithmonë mikut të tij të madh, Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit të SHBA-ve z. Strobe Talbott, për rrolin dhe qëndrimin e pathyeshëm historik, përballë negociatorëve serb, në arritjen përfundimtare e finale të Marrveshjes historike ushtarako-teknike të Kumanovës!

Faleminderit shumë i dashur dhe shumë i nderuar Zëvendës Skretar Amerikan i Shtetit z. Strobe Talbott!

Nga zemra e madhe e popullit shqiptar, buron pashterrshëm, por edhe do te burojë në shekuj, falenderimi për Ty e për Ameriken Tënde, për Amerikën e madhe dhe legjendare, që na e bëtë të mundur, që gjithëçka pushtuese serbe, si me fshësë, të largohej njëherë e përgjithmonë nga Kosova, për të mos u kthyer kurrë më!

Kombi ynë do ta mbajë të pashlyer kujtimin për Fshesën Tënde historike, që zhbëri gjithëçka pushtuese serbe nga Kosova!

Prishtinë, 9 Qershor 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian po votojnë…