FShF-ja do implementojë sistemin VAR në disa ndeshje të Kategorisë së Parë

18 janar 2024 | 13:40

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se së shpejti do të nisë implementimin e sistemit VAR edhe për disa nga ndeshjet e Kategorisë së Parë.

Përfshirja e sistemit VAR edhe në ndeshjet e kësaj kategorie ka qenë një objektiv i hershëm i FSHF-së ndërkohë që ky sistem përdoret në kategorinë “Abissnet Superiore” që prej sezonit 2021-2022.

Sistemi VAR tashmë përdoret rregullisht prej tre sezonesh ashtu si edhe në Kupën e Shqipërisë, duke filluar që nga faza çerekfinale e deri në finalen e madhe.

FShF-ja është duke bërë përgatitjet e fundit që përfshirja e sistemit VAR të nisë menjëherë në pjesën e dytë të sezonit për disa ndeshje të Kategorinë e Parë. Vlen të theksohet se sistemi VAR në Kosovë veçse ka filluar të përdoret në disa nga ndeshjet kryesore të Ligës së Parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi turk, Adana Demirspor ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi i…