FSHF-ja: Futbolli nuk ndërpritet, por zhvillohet me dyer të mbyllura

10 mars 2020 | 17:30

Koronavirusi ka mbërritur edhe në Shqipëri ku deri tani janë regjistruar 6 persona të prekur dhe kjo ka bërë që paniku të jetë i madh.

Të hënën kryeministri Edi Rama deklaroi se të gjitha aktivitetet ku mblidhen njerëz do të pezullohen, duke përfshirë edhe ato sportive. Ndërsa të martën Federata Shqiptare e Dutbollit (FSHF) ka dalë me një komunikim zyrtar, ku thuhet se të gjitha ndeshjet do të luhen sipas programit, por me dyer të mbyllura.

“Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit pas mbledhjes së jashtëzakonshme dhe komunikimeve zyrtare me Këshillin e Ministrave ka vendosur të njoftojë klubet se aktiviteti futbollistik në Shqipëri do të vijojë sipas kalendarit zyrtar të parashikuar nga Sektori Garave, por ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Kjo masë është marrë pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në respekt të ruajtjes së shëndetit publik të sportdashëve dhe të gjithë personave të përfshirë në garën futbollistike në vend. Federata Shqiptare kërkon mirëkuptimin e të gjithë palëve, si një vlerësim objektiv për situatën në cilën ndodhet vendi”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga nesër (e mërkurë) të gjithë punonjësit e administratës në…