FShF-ja i beson Panuccit
Federata Shqiptare e Futbollit u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve se është në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Christian Panuccin.
Me një njoftim në faqen zyrtare FSHF-ja ka nënvizuar se Panucci do të vazhdojë punën në krye të kuqezinjve deri në përfundim të eliminatoreve të “Euro 2020” siç është përcaktuar edhe në kontratën e tij.
“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2020”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.