FSHF-ja kërkon fillimin e kampionatit

24 prill 2020 | 22:19

Pas më shumë se një muaj ndërprerje për shkak të koronavirusit, Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë një kërkesë qeverisë, ku i kërkon rinisjen e kampionatit.

Kërkesa i është dërguar në datën 22 Prill,  Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, ku i kërkohet rinisja e stërvitjes së ekipeve në 2 maj pa kontak fizik dhe rinisja e kampionatit brenda datës 20 Maj.

Në kërkesën e FSHF thuhet që ndeshjet të jenë pa tifozë dhe me masa të shtuara higjieno-sanitare.

“Në bazë të direktivave të UEFA-s, federatat e futbollit duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të përfunduar kampionatin në fushë duke mos marrë vendime për përcaktimin e rezultateve në tavolinë. Për këtë qëllim, FSHF propozon që aktivitetet futbollistike për pjesën e mbetur të sezonit të luhen pa praninë e spektatorëve dhe në masa të rrepta higjiene. Sugjerohet që faza stërvitore e domosdoshme për sportistët, të rifillojë në datën 2 maj 2020 me stërvitje standarde pa kontakt fizike, ndërsa kampionatet kombëtare të futbollit të rifillojnë rreth datës 20 maj 2020”, thuhet në kërkesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Baton Haxhiu ka folur rreth përbërjes së mundshme të…