FSHF-ja mirëpret turneun me ambasadat, Duka: Futbolli është një mesazh i fortë miqësie

08 dhjetor 2024 | 12:11

Federata Shqiptare e Futbollit ka mirëpritur një turne të veçantë futbolli me ambasadat, në kuadër të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit.

Ky aktivitet, i organizuar në “Shtëpinë e Futbollit” nën sloganin “Miqësi përmes Futbollit – Edicioni i Ballkanit Perëndimor”, u zhvillua me pjesëmarrjen e gjashtë skuadrave: “Diplomatic League”, “WBF + RYCO”, skuadra e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Skuadra e Ambasadës Gjermane në Shqipëri, Skuadra e Ambasadës Gjermane në Kosovë dhe Skuadra e Administratës së FSHF-së.

Në këtë aktivitet të veçantë morën pjesë presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ambasadori Gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, ambasadori Gjerman në Kosovë, Joern Rohde, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në fjalën e tij përshëndetëse, falënderoi të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet të veçantë, që përcjell mesazhe pozitive nëpërmjet futbollit.

Gjithashtu, presidenti Duka falënderoi ambasadorët gjermanë për mikpritjen fantastike të ekipit Kombëtar dhe tifozëve shqiptarë në Gjermani gjatë Euro 2024, si dhe riktheksoi se dyert e Federatës së Futbollit janë gjithmonë të hapura për çdo lloj bashkëpunimi që i shërben edukimit të fëmijëve dhe përmirësimit të jetës në vendin tonë.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur Vladimir Putin mori pushtetin në Rusinë post-sovjetike një çerekshekulli…