FShF-ja mohon marrëveshje me Di Biaggion
03 tetor 2022
| 11:28
Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me zërat për një akord te FShF-së me trajnerin italian Luigi Di Biaggion që të jetë si trajner i kombëtares shqiptare.
“Zërat kanë qarkulluar orët e fundit në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Luigi Di Biaggion për drejtimin e ekipit të futbollit të Shqipërisë janë totalisht të pavërteta dhe një spekulim i pabazë. Kombëtarja shqiptare e futbollit ka në drejtimin e saj trajnerin Edoardo Reja, i cili është ende nën kontratë e vazhdon punën e tij. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se fokusi ynë është te shorti i Kampionatit Evropian 2024, i cili do të hidhet në datë 9 tetor në Frankfurt”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.