FSHF-ja ndez dritën jeshile për rifillimin e futbollit

11 mars 2019 | 14:58

Pas tryezës së rrumbullakët që qeveria organizoj me të gjithë presidentët e klubeve, futbolli do të rifillojë nesër me ndeshjet e Kupës dhe në fundjavë me ndeshjet e kampionatit si normalisht.

Të gjitha klubet kanë marrë njoftim nga Federata dhe bojkoti merr fund. Pra, nesër do të kemi dy sfida për “Kupën e Republikës”, Partizani  do të luajë me Luftëtarin dhe Teuta do të presë Kukësin.

Ndërsa të mërkurën do të luhet Tirana-Laçi. Kamza meqë është skualifikuar nga gara, Skënderbeu që ishte kundërshtari i saj për këtë kompeticion kalon matematikisht në fazën tjetër.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajl Berisha” në Prizren, nën patronatin…