FSHF-ja në negociata me Hasin
26 mars 2019
| 16:25
Kombëtarja e Shqipërisë është në kërkim të trajnerit të ri, pas largimit të Christian Panuccit, teksa në skenë ka dalë emri i Besnik Hasit.
Ish-mesfushori i shquar është një alternative serioze për të marrë drejtimin e Kombëtares kuqezi. Aktualisht ai drejton skuadrën e Al-Read në Arabinë Saudite, por i skadon kontrata në muajin maj.
Hasi vazhdimisht ka shprehur dëshirën për stolin kuqezi, ndërkohë që në karrierën e tij ai ka fituar titullin si trajner me Anderlehtin dhe ka drejtuar më pas edhe Olimpiakosin dhe Legian e Varshaves. Në listë për të marrë drejtimin e Shqipërisë janë edhe Edi Reja, De Kanio dhe Roberto Donadoni.