FShF-ja nxjerr në shitje biletat për Shqipëri – Andorrë

28 janar 2025 | 16:00

Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e parë të eliminatoreve të Botërorit 2026 në “Arena Kombëtare”.

Kombëtarja e Shqipërisë do të sfidojë Andorrën, më 24 mars, dhe tashmë biletat mund të sigurohen “online”.

Çmimet variojnë nga 2000 lekë të reja deri në 35000 lekë. Kategori të tjera ku mund të blihen bileta janë me 5000 dhe 1000 lekë.

Kjo do të jetë dhe ndeshja e parë në shtëpi për kualifikueset e Botërorit 2026. Më 21 mars ndërkohë, në transfertën e Anglisë, do të hapet fushata e kualifikueseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës…