FShF-ja sezonin 2021/22 e nis me sistemin VAR
Sistemi VAR do të jetë pjesë e Superligës shqiptare në futboll. Tash e dy vjet Federata e Futbollit Shqiptar (FSHF) është duke punuar intensivisht për këtë projekt që do ta rrisë më shumë cilësinë dhe besueshmërinë.
Momentalisht projekti i sistemit VAR që do të financohet nga Federata Shqiptare është në fund të procesit parapërgatitor apo ndryshe në fazën testuese. Ndërkohë është zhvilluar edhe një takim mes zyrtarëve të FShF-së dhe homologëve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për ta ndarë përvojën ku palët janë pajtuar për hapat që duhet të ndiqen për këtë proces i cili është paralajmëruar se do të vihet në funksion edhe në futbollin e Kosovës.
Tashmë hapi i parë është bërë. Palët janë pajtuar për parimet bazë me IFAB dhe FIFA dhe së shpejti do të fillojë procesi i trajnimit të stafit për ta përdorur teknologjinë në futboll që ndryshe njihet si VAR.