FSHF-ja shkarkon trajnerët, mbijeton vetëm Bushi
Federata Shqiptare e Futbollit vendos të ndryshojë thuajse të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave.
I vetmi i konfirmuar me sa duket do të jetë Alban Bushi, trajneri i Kombëtares U21, ndërkohë që do të ndryshohen të gjithë trajnerët e ekipeve të tjera.
Largohet Ejon Bogdani nga ekipi kombëtar U19, për t’u zëvendësuar nga Nevil Dede; largohet Xhemal Mustedanagiq si trajner i kombëtares U17, i cili ka marrë postin e drejtorit të ekipeve kombëtare. Në vendin e tij është emëruar Elvin Beqiri, ndërsa Armand Damo ka marrë drejtimin e ekipit U15.
Në këtë mënyrë janë ndryshuar të gjithë trajnerët dhe arsyeja ka qenë “rezultatet jo të mira”. Trajnerët e sapoemëruar do të jenë me kohë të plotë dhe do të kenë si kusht, për shtyrjen e kontratës së tyre në vazhdimësi, kualifikimin në aktivitetet përkatëse, raporton “tch”.
Ende nuk dihen detaje të tjera, pasi prezantimi i tyre do të bëhet ditën e nesërme nga Federata Shqiptare e Futbollit, ku do të mësohet më tepër rreth objektivave dhe ndryshimeve që do të bëhen.