FShF-ja, telegram ngushëllimi për vdekjen e futbollistit Bledar Hajdari

16 prill 2025 | 08:36

Federata Shqiptare e Futbollit (FShF) ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike të së martës, kur futbollisti Bledar Hajdari humbi jetën në fushën e lojës.

Në njoftimin e FShF-së thuhet se i riu ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

“Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

“FShF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar”.

Njoftimi i plotë i FShF

“Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FShF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit.

Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës.

Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

FShF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë”, thuhet në njoftimin e FShF.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Pallati i Rinisë dhe i Sportit” në kryeqytet do të…