FSK-ja angazhohet për gjetjen e një personi të zhdukur
09 shtator 2022
| 13:49
Ekipet e kërkim shpëtimit malor të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale janë duke realizuar operacionin e kërkim shpëtimit për gjetjen e personit M.A nga Republika e Shqipërisë, i cili është zhdukur që nga data 4 shtator e këtij viti.
“Me kërkesën e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë ka filluar operacioni që nga data 06.09.2022, ku janë angazhuar ekipet e kërkim shpëtimit malor për të u dal në ndihmë në kërkimin dhe shpëtimin e jetës të personit të zhdukur”, thuhet në njoftimin e FSK-së.