FSK-ja angazhohet për një ambient të sigurt për qytetarët

24 gusht 2022 | 11:48

Një ambient i sigurt dhe i parrezikshëm nga materiet helmuese dhe radioaktive është mision i Kompanisë së Materieve të Rrezikshme(KMRR) të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ata së bashku me partnerët strategjik, KFOR-in, NALT-in, janë në terrene të identifikuara si burim i rrezikut, puna e tyre e pandalshme ka bërë të mundur identifikimin dhe eliminimin e shumë materieve që janë rrezik për jetën e qytetarëve.

Inspektimi i fundit është realizuar në fabrikën ,,Metaliku” të komunës së Gjakovës, ku është  verifikuar gjendja e fuqive të mbetjeve industriale të ri-ambalazhuara në fillim të vitit nga KMRR e FSK-së

FSK-ja është e përkushtuar në eliminimin e të gjitha rreziqeve, për të krijuar ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga praktikat e lehtësimit të stresit deri te vendet më…