FSK-ja arrin ta shpëtojë edhe nënën e fëmijës dyvjeçar
08 shkurt 2023
| 22:02
Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, FSK-ja me përpjekjeve të pandërprera dhe angazhim arritën të nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e saj.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
”Heronjtë tanë arrijnë të shpëtojnë edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.
Pas nxjerrjes së fëmijës, vajzës dyvjeçare, heronjtë dhe heroinat tona me përpjekjeve të pandërprera dhe angazhim vetëmohues arritën të nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e saj.
Ju lumtë krenaria jonë!”, ka shkruar Mehaj.