FSK-ja bën homazhe te varri i komandantit legjendar, Adem Jashari
28 nëntor 2018
| 12:05
Me rastin e manifestimit të Ditës së Forcës, datës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në nderim të rezistencës heroike dhe sakrificës së familjes Jashari, dhe të gjithë të rënëve për liri, drejtues të FSK-së bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Pjesë e këtij delegacioni kanë qenë zëvendësministrat e MFSK-së, Burim Ramadani e Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkelzen Syla, oficerë madhorë të FSK-së dhe zyrtarë të lartë të MFSK-së.
Pas homazheve delegacioni i lartë i MFSK-së dhe FSK-së kanë vizituar familjen Jashari, ku janë pritur nga kryefamiljari Rifat Jashari.
/Epoka e re/