FSK-ja bënë homazhe për kolonel Gyrner Muratin

29 dhjetor 2020 | 13:15

Në kazermën “Adem Jashari” të FSK-së, ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarja e përgjithshme Rozafë Ukimeraj, të shoqëruar nga stafi i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i FSK-së, kanë bërë homazhe para arkivolit të të ndjerit, kolonel Gyrner Muratit.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama u shprehën ngushëllimet më të thella familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të kolonel Muratit.

Homazhe para arkivolit të kolonel Muratit, bënë gjeneralë dhe oficerë të lartë të FSK-së, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësues nga të gjitha njësitet e Forcës së Sigurisë të Kosovës, kolegë të punës, shokë, bashkëluftëtarë, miqë dhe qytetarë.

Gyrner Murati ka lindur më 15.01.1973 në Llapashticë të Ulët, Komuna e Podujevës. Ka qenë pjesëtar i UÇK-së, në Zonën Operative të Llapit.

Pas transformimit ka shërbyer si epror në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe që nga themelimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kolonel Murati ishte Shef i Departamentit të Komunikimit dhe Teknologjisë Informative në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Varrimi i kolonel Gyrner Muratit do të bëhet sot, në ora 15:00, në fshatin Llapashticë e Ulët Komuna e Podujevës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka mbajtur konferencën vjetore për…