FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina

24 tetor 2024 | 15:51

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina të cilët për gjashtë javë kanë ndjekur trajnimin nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së dhe instruktorët amerikanë të EUCOM.

Është bërë me dije se gjatë këtyre javëve, kursantët janë trajnuar në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt.

“Zëvendës komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kolonel Skender Hoxha uroj kursantët për përfundimin e trajnimit dhe rendësin e trajnimit si dhe rolin fisnik të misionit të tyre”, ka njoftuar FSK-ja.

Më tutje, është thënë se grupi i kursantëve do të kthehen në Ukrainë për të dhënë kontributin e tyre në njësitë e tyre në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera dhe zvogëlimin e rrezikut për popullin ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga…