FSK-ja dhe Ambasada Amerikane ndajnë pajisje mësimore për nxënësit e dy shkollave
Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Elementin Mbështetës Civilo-Ushtarak (EMCU) pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikane në Kosovë, kanë ndarë donacion pajisje shkollore për nxënësit e shkollës fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë të komunës së Lipjanit dhe në shkollën fillore “Vesel Muja” në Ponesh të komunës së Gjilanit.
Ky donacion është koordinuar nga EMCU (Ambasada Amerikane) dhe FSK-ja, si dhe është bërë i mundur nga fondet e mbledhura nga OJQ-ja “Spirt of America”.
Përfitues të këtij fondi kanë qenë 54 nxënës shqiptarë, kroat dhe të komunitetit RAE të shkollës fillore “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë, si dhe 30 nxënës të shkollës fillore “Vesel Muja” në Ponesh të Gjilanit.
Përmes këtyre projekteve dhe aktiviteteve dhe falë bashkëpunimit të mirë që ka FSK-ja me Ambasadën e SHBA-ve, në Kosovë, më saktësisht me EMCU-në, po realizojnë projekte në ndihmë të qytetarëve të Kosovës, pa dallime etnie.
Ky donacion tash me fillimin e vitit të ri shkollor do të jetë një ndihmesë e madhe për nxënësit dhe familjet të cilat kanë një jetë të vështirë materiale.
/Epoka e re/