![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/fsk-4.jpg)
FSK-ja dhe ministri Sveçla nderuan ushtarët serbë, Shkëlzen Gashi publikon foton me krimet ndaj shqiptarëve
Studiuesi Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka publikuar një fotografi nga krimet e kryera të ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve.
Ky publikim ka shkas një nderim i organizuar nga ambasada gjermane dhe franceze, që iu bë ushtarëve serbë në varrezat e të krishterëve në Prishtinë. Në ceremoni morën pjesë garda e FSK-së dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.
“Këtu po e sjellë një fotografi të bërë nga agjencia franceze ‘Agence Rol’ në nëntor të vitit 1912 në Prishtinë, e cila dëshmon më së miri për krimet e ushtarëve serbë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.
Gashi tutje ka shkruar se “garda ceremoniale e FSK-së, Ministria e Brendshme e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë duhet t’u kërkojnë ndjesë qytetarëve të Kosovës”.
Garda ceremoniale e FSK-së ka marrë pjesë me 11 nëntor në ceremoninë e 104-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës.