FSK-ja dhe Policia parakalojnë për nder të 25 vjetorit të çlirimit
12 qershor 2024
| 09:23
Me fillim nga ora 12:00, në sheshet e Prishtinës do të bëhet parakalimi i njësiteve të Forcës së Sigurisë dhe njësiteve të policisë.
Kjo ngjarje do të organizohet për nder të 25 vjetorit të çlirimit të vendit.
Aty do të marrin pjesë krerët e shtetit, deputë e ministra, si edhe personalitete të ftuar.
“1.500 do të jetë numri i pjesëtarëve të FSK-së që do të parakalojnë në shesh me rastin e përvjetorit të Ditës së Çlirimit”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.