FSK-ja dhuron gjak për herë të dytë brenda vitit (Foto)
Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) të mërkurën ka filluar aksioni tradicional humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, me moton “një pikë gjak për shpëtimin e një jete”.
Dhurimi i gjakut nga pjesëtarët e FSK-së është bërë për nevojat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.
Aksionit si gjithherë, edhe kësaj radhe i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i dhuruesve të gjakut. Vetëm në dy orët e para numri i dhuruesve kishte arritur në 24, numër ky që parashihet të rritet, bazuar në radhët e pjesëtarëve që prisnin për t’i kaluar procedurat normale të ofruara nga ekipet mjekësore.
Aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut në MFSK do të vazhdojë në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës deri më 11 shtator.
/Epoka e re/