FSK-ja do t’i lirojë objektet në rast se eskalon situata pandemike

12 shtator 2021 | 12:09

Departamenti i Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes është i gatshëm të ofrojnë ndihmën e tij në rast të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 dhe rëndimit të gjendjes me pandeminë.

“Unë e përfaqësoj Ministrinë e Mbrojtjes në disa komisione që kanë të bëjnë me menaxhimin e pandemisë Covid-19 në nivel vendi. Edhe ministria e ka paraqitur si kapacitet qendrën tonë mjekësore në rast të eskalimit të rritjes enorme të rasteve me infeksion. Edhe na jemi pjesë e Kosovës dhe në rast se kërkohet një gjë e tillë ne jemi të obliguar që të hapim kapacitetet tona në drejtim të ofrimit të shërbimeve mjekësore, për shkak të pandemisë”, ka thënë për “Ekonomia Online”, drejtori i këtij departamenti, koloneli Xhevdet Tahiraj.

Ai ka thënë se kjo ministri ka qenë aktive në luftimin e pandemisë.

“Unë thashë edhe në fillim që institucionet të cilat janë marrë  me menaxhimin e pandemisë, ne si FSK i kemi ndihmuar në shumë drejtime si në aspektin logjistik kudo që ata kanë pasur nevojë e si në dërgimin e kontenjerëve nëpër pika kufitare, pastaj dërgimin e tendave para shumicës së spitaleve si QKUK dhe të tjera, si dhe dërgim të personelit tonë në qendra spitalore që t’i mbështesim ata. Pra ne jemi në dispozicion të tyre”, ka thënë ai.

Tahiraj ka shtuar se ata janë duke i ngritur kapacitetet mjekësore dhe se atyre tashmë edhe u janë kthyer kuadrot që qenë shkuar për shkollim në Turqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar mbledhje online…