FSK-ja e gatshme të ndihmojë Marokun pas tërmetit shkatërrues
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,ka shprehur keqardhje për situatën e shkaktuar në Marok, si pasojë e tërmetit të fuqishëm, me magnitudë prej 6.8 shkallë të Rihterit.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës përmes një postimi në “Facebook”, ku thuhet edhe se FSK-ja është e gatshme të ndihmojë Marokun pas këtij tërmeti shkatërrues.
“Në këto çaste të vështira për mbretin e Marokut, Mohammed VI dhe popullin maroken lutjet tona janë me ta. Ministrit Loudiyi i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitetet tona të specializuara për kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura. Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta”, është shprehur ministri, sipas njoftimit të ministrisë.