FSK-ja është e gatshme t’u ofrojë ndihmë qytetarëve

24 mars 2020 | 10:31

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka kujtuar sot ditën kur NATO-ja, 21 vjet më parë, nisi sulmet ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi e Mal të Zi. Ai ka deklaruar se pas 21 vjetëve Kosova është në rrugë të mirë të ecjes përpara dhe, ndër të tjera institucione, edhe FSK-ja është duke i ngritur kapacitetet me partnerët e vet.

Quni ka folur edhe për luftën kundër Covid 19.

“Tani po japim ndihmën që na është kërkuar”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Sipas tij, FSK-ja është e gatshme t’u ofrojë ndihmë qytetarëve. “FSK-ja është e gatshme në çdo kohë të jetë pranë qytetarëve të Kosovës”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimisht do të të duket sikur je ftohur, dhe ka…