FSK-ja është gati të marrë përgjegjësitë e saj si ushtri
12 qershor 2018
| 12:09
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me zëvendësndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, John Manza, të cilin e ka informuar për progresin e arritur të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Vendi ynë u çlirua duke rinisur jetën e re në paqe falë NATO-s dhe aleatëve tanë strategjikë. Zëvendësndihmësin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, John Manza, e informova për progresin e arritur të FSK-së, si forcë gjithëpërfshirëse dhe profesionale. FSK-ja është gati të marrë përgjegjësitë e saj si ushtri, sipas standardeve të NATO-s. Nga një absorbues i sigurisë, ne synojmë të kthehemi në kontribuues të saj, si pjesë integrale e NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/