FSK-ja fiton medaljen e argjendtë në garën ushtarake “Cambrian Patrol ‘22”

17 tetor 2022 | 11:03

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) çdo ditë e më shumë po tregon nivel të lartë të përgatitjes profesionale përmes sukseseve që po arrin në gara të ndryshme ndërkombëtare.

Së fundmi, ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës arriti të marrë medaljen e argjendtë në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol ‘22” që u zhvillua në Britani të Madhe.

Në këtë garë pjesëtarët e FSK-së treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë stërvitjes 48 orësh në Malet e Zeza të Uellsit, së bashku me 80 ekipe britanike dhe 27 ekipe të shteteve tjera ndërkombëtare.

Performanca e FSK-së është vlerësuar lartë edhe nga këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, nënkolonel John Hunter, si demonstrim i qartë i përkushtimit dhe standardeve të larta që FSK-ja ka përmbushur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Francesco Totti dhe partnerja e tij e re nuk fshihen…