FSK-ja gjen trupin e pajetë të Musli Krasniqit nga Vushtrria

04 nëntor 2019 | 16:21

Ekipi i Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) sot rreth orës 10:50 ka gjetur trupin e pajetë të qytetarit Musli Krasniqit nga fshati Begaj komuna e Vushtrrisë i cili ishte zhdukur kohë më parë.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit të FSK-së është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara, kurse në ditën e sotme kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës në një pus në afërsi të fshatit Begaj. Më pas ekipi i KSH-së të FSK-së, trupin e pajetë të Musli Krasniqit ia ka dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme”, është thënë në njoftimin për medie të FSK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli  i skuadrës së Ballkanit, Blend Baftiu është duke shkëlqyer…