FSK-ja i nxjerr të gjallë edhe dy persona nga gërmadhat e tërmetit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njoftoi se kanë arritur t’i nxjerrin të gjallë edhe dy persona të bllokuar nga gërmadhat e tërmetit tragjik.
FSK-ja shkroi të dielën në Facebook se pas 160 orëve është nxjerr një 50-vjeçar dhe pas 162 orëve, një vajzë 13-vjeçare.
“Pas një pune të palodhshme dhe shumë sfiduese me rrezikshmëri të lartë e me angazhim maksimal, të pathyeshëm dhe të pandalshëm djemtë e vajzat e ushtrisë së Kosovës së bashku me ekipet e ushtrisë turke, sot pas 160 orëve që nga tërmeti, kanë arritur të nxjerrin të gjallë një qytetarë i gjinisë mashkull rreth moshës 50 vjeçare, dhe pas 162 orëve është nxjerr edhe një vajzë 13 vjeçare, nën rrënojat e një objekti të shkatërruar”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Forca shkroi se edhe pse kanë kaluar shumë orë kërkimi, ekipit po e japin mundin për të shpëtuar jetë njerëzish.
FSK-ja ka nxjerr edhe më parë nga rrënojat fëmijë dhe gra.