FSK-ja, institucioni më i besueshëm për qytetarët e Kosovës
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar hulumtimin e edicionit të nëntë të barometrit kosovar të sigurisë sipas të cilit Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe këtë vit ka dalë institucioni më i besueshëm i sigurisë.
Në bazë të këtij hulumtimi, 81 për qind e qytetarëve që janë anketuar kanë thënë se FSK-ja është institucioni më i besueshëm.
Edicioni i nëntë i barometrit kosovar të sigurisë përbëhet nga dy kapituj. Derisa në kapitullin e parë flitet për perceptimet e qytetarëve lidhur me besueshmërinë në institucionet e sigurisë, drejtësisë, si dhe në institucione të nivelit qendror dhe lokal, në kapitullin e dytë interpreton perceptimet e qytetarëve lidhur me korrupsionin në këto institucione.
Po ashtu, sipas këtij barometri, Forca e Sigurisë së Kosovës, shihet si institucioni më së paku i korruptuar në nivel të Kosovës.
Ky rezultat padyshim është pasqyrim i aktiviteteve dhe punës me përkushtim të lartë në realizimin e detyrave të planifikuara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.