FSK-ja ka një ftesë për të gjithë qytetarët e Kosovës

25 nëntor 2024 | 12:59

Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje  të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kremtimit të Ditës së Forcës, në ceremoninë që do të mbahet më 27 nëntor.

Nga kjo ministri ftohen të gjithë qytetarët se nga ora 10:00, mund të vizitojnë kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë.

Në këtë ditë të shënuar, forcat ushtarake të FSK-së do të demonstrojnë aftësitë e jashtëzakonshme edhe me aktivitete tjera.

“Të nderuar qytetarë, ejani të festojmë së bashku Ditën e Forcës së Sigurisë së Kosovë”, është thënë  njoftimin/ftesën e FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa shënoi fitore të rëndësishme të dielën në kuadër të…