FSK-ja kryen me sukses operacionin për riambalazhimin e materieve të rrezikshme
27 qershor 2019
| 14:58
Kompania e Mbrojtjes Kimike, Atomike dhe Biologjike (MKAB) e Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në një operacion sfidues ka përfunduar me sukses operacionin për riambalazhimin e materieve të rrezikshme të Kompanisë “Swis Oil” në Pejë.
Pas një pune profesionale, FSK-ja ka arritur që të riambalazhojë gjithsej 322 fuqi, të cilat vlerësohet që tashmë janë në gjendje shumë të mirë.
MKAB-ja e FSK-së së bashku me aktorët mbështetës do të vazhdojë monitorimin e të gjitha materieve dhe do të rekomandojë masat e sigurisë.
/Epoka e re/