FSK-ja kryen me sukses stërvitjen ndërkombëtare “KFOR 30”
28 shkurt 2022
| 12:44
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) realizoi me sukses aktivitetet në kuadër të stërvitjes ndërkombëtare “KFOR 30” që u mbajt në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë.
“Ushtarakët tanë dëshmuan performancë me profesionalizëm të lartë, duke u vlerësuar shumë lartë nga forcat tona aleate amerikane dhe forcat tjera partnere bashkë-pjesëmarrëse në stërvitje. Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja për avancimin e mëtejmë të forcave të ndërveprueshme me forcat aleate”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.