FSK-ja mban ligjëratë me nxënës për rrezikun nga mjetet piroteknike
16 dhjetor 2024
| 15:00
Në kuadër të aktiviteteve vjetore, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit është duke mbajtur ligjërata për “Rrezikun nga mjetet piroteknike” me nxënës të Shkollave të Mesme të Ulëta në Republikën e Kosovës.
Ekipet trajnuese të Deminimit të FSK-së, kanë për qëllim vetëdijesimin e nxënësve për rrezikun që mund të shkaktojnë mjetet piroteknike gjatë përdorimit të tyre, veçanërisht tani që jemi në prag të festave të fund vitit.
Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në ngritjen e nivelit të sigurisë në të gjitha fushat, me këtë rast kërkon bashkëpunim me prindërit në mënyrë që të zvogëlojmë incidentet që mund të shkaktohen gjatë përdorimit të këtyre mjeteve.