FSK-ja mban ushtrimin fushor ‘Ujku 02/19’
13 mars 2019
| 17:25
Batalioni i dytë i Brigadës për Reagim të Shpejtë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në muajin qershor do ta mbajë ushtrimin fushor “Ujku 02/19”, në bashkëpunim me strukturat e sigurisë së komunës së Rahovecit.
Në një konferencë për medie, nënkolonel Astrit Haliti, komandant i batalionit të dytë, ka bërë me dije se ushtrimi fushor “Ujku 02/19” për herë të parë do mbahet në Rahovec, duke përfshirë Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe agjenci të tjera.
Ndërsa, kryetari i Rahoveci, Smajl Latifi, ka ofruar mbështetjen të plotë që ky ushtrim të jetë sa më suksesshëm.