FSK-ja me marsh stërvitor në Parkun e Gërmisë
29 janar 2025
| 12:46
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë një marshim stërvitor në terren sipas planit të trajnimeve.
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se ky aktivitet do të mbahet më 7 shkurt 2025 në Parkun e Gërmisë, Prishtinë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë një marshim stërvitor në terren sipas planit të trajnimeve. Aktiviteti do të mbahet më 7 shkurt 2025 në Parkun e Gërmisë, Prishtinë. Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të këtij ushtrimi”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.