FSK-ja merr mirënjohje nga Oda e Mjekëve të Kosovës
04 mars 2021
| 16:25
Oda e Mjekëve të Kosovës i ka ndarë mirënjohje Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) për punën e palodhshme gjatë pandemisë Covid-19, me motivacionin: “Mirënjohja ndahet për profesionistët shëndetësoren, vullnetarët dhe stafin mbështetës, për kontributin e veçantë të dhënë në luftë me pandeminë Covid-19”.
Mirënjohjen në emër të FSK-së, e pranoi koloneli, dr. Xhevdet Tahiraj, drejtor i Departamentit të Mjekësisë në Ministrinë e Mbrojtjes nga kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, dr. Pleurat Sejdiu.
Ky i fundit kas falënderuar FSK-në për angazhimin e palodhshëm në ndihmë të institucioneve shëndetësore të Kosovës gjatë pandemisë Covid-19.