FSK-ja nesër fillon ushtrimin “Shqiponja 6”
Nesër (e premte) duke filluar nga ora 10:00, në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, do të mbahet konferenca për media për ushtrimin fushor të FSK-së, “Shqiponja 6”.
Sipas FSK-së, qëllimi i kësaj konference është njoftimi për aktivitetet e përbashkëta me partnerët, ku njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojnë operacione taktike në terren me kapacitetet ekzistuese dhe testimin e tyre, bashkëpunimi dhe bashkëveprimi me partnerët dhe agjencitë vendore të sigurisë dhe emergjencave
Përfaqësuesit e shteteve partnere pjesëmarrëse në ushtrim do të jenë Shqipëria, Iowa, Mbretëria e Bashkuar, Ushtria Amerikane për Evropë, Turqia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe KFOR-i.
Ushtrimi fushor “Shqiponja 6” do të realizohet nga data 04 – 12 maj 2018.
/Epoka e re/