FSK-ja nis kërkimin e 27-vjeçarit që ra nga Ura e Fshajtë para dy jave
10 janar 2025
| 16:13
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27-vjeçari me iniciale A.H., nga Gjakova.
Sipas njoftimit të FSK-së, 27-vjeçari dyshohet të ketë rëndë nga Ura e Fshajtë më 24 dhjetor të vitit të kaluar.
“Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës të rajonit të Gjakovës. FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionle për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur”, është thënë në njoftimin e FSK-së.
Përveç Gardës Kombëtare, FSK-ja ka theksuar se ka angazhuar edhe ekipet e saj për ta kërkuar 27-vjeçarin që është raportuar i zhdukur.