FSK-ja nis për në Shqipëri grupin e ekspertëve për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti
28 nëntor 2019
| 12:58
Me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe me vendim të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me urdhër të komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Ramës, sot është nisur një grup i ekspertëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për vlerësimin e shkallës së dëmtimit të banesave dhe objekteve tjera nga dëmtimet e termeteve që kanë goditur Shqipërinë këto ditë.
Ky kontigjent është vazhdimësi e misionit të Njësive të specializuara të Gardës Kombëtare të FSK-së, që nga momentet e para pas goditjeve të tërmetit shkatërrues në Shqipëri ju kanë bashkuar operacioneve të kërkim-shpëtimit.
/Epoka e re/