FSK-ja pajiset me automjete ushtarake të prodhuara në ShBA

17 korrik 2018 | 17:06

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, me rastin e blerjes së automjeteve multifunksionale ushtarake të lëvizshmërisë së lartë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në këtë ceremoni u bë me dije 51 automjete ushtarake do të jenë për Kosovën.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se FSK-ja po modernizohet me mjete ushtarake.

Ndërkaq ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, u shpreh i lumtur që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset me automjete ushtarake të cilat prodhohen në SHBA.

“Këto vetura kanë një histori të gjatë dhe janë në shërbim më të gjatë se 30 vjet. Ato tashmë janë simbol dhe jam shumë i lumtur që Kosova ka përzgjedhur këto vetura”, ka deklaruar Delawie.

Fotografia e U.S. Embassy Pristina, Kosovo

Fotografia e U.S. Embassy Pristina, Kosovo

Fotografia e U.S. Embassy Pristina, Kosovo

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në…