FSK-ja për herë të parë dërgon kadet në Akademinë e Forcave Ajrore të ShBA-së

11 prill 2020 | 14:40

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) që nga themelimi i saj për herë të parë, do të dërgojë kadet për t’u shkolluar në Akademinë e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kadeti i përzgjedhur është Albin Bytyçi, shkuarja e tij në këtë akademi prestigjioze është pasqyrim i bashkëpunimit të ngushtë në mes të ShBA-ve dhe shtetit të Republikës së Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik i FSK-së, në vazhdimësi ofrojnë mbështetje në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. Të gjitha testimet si dhe nominimet e kandidatëve, janë bërë në kuadër të bashkëpunimit në mes të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kandidatët ju kanë nënshtruar testeve rigoroze, duke filluar nga testi i inteligjencës, testi i gjuhës angleze ECL, Testi SAT si dhe Testi Fizik”, është bërë me dije në njoftimin e Ministrisë Mbrojtjes.

Sipas këtij njoftimi, kadeti Albin Bytyçi, ka qenë kandidati i cili në bazë të performancës së testeve dhe kritereve tjera të përcaktuara, është përzgjedhur nga Akademia e Forcave Ajrore të ShBA-ve për shkollim në kuadër të gjeneratës 2024.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Itali është ende herët që të rinisin aktivitetet sportive…