FSK-ja përfundon me sukses tri kurse specialistike
28 qershor 2024
| 16:36
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) me një ceremoni të përbashkët kanë përfunduar tri kurse specialistike.
Kursi i avancuar për lider, realizuar në shkollën e nënoficerëve, ku kursantët janë trajnuar në zhvillimin dhe ngritjen e lidershipit.
Ndërsa në kursi bazë për nënoficer të këmbësorisë dhe ai për snajper janë zhvilluar në Qendrën e Stërvitjes Profesionale, ku të dy këto kurse të fushës së këmbësorisë kanë për qëllim përgatitjen dhe klasifikimin profesional të pjesëtarëve në fusha të specializuara ushtarake.
Kështu është bërë edukim profesional në ngritjen e kapaciteteve të plota operacionale.