FSK-ja përfundon trajnimin me kontingjentin turk

22 janar 2024 | 11:18

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar trajnimin “Harr 66”. Ky trajnim është realizuar në kuadër të bashkëpunimit me kontingjentin turk në poligonin e stërvitjes në Babaj Bokës.

Kështu ka bërë me dije FSK-ja përmes një njoftimi për medie, duke theksuar se ky trajnim është realizuar nga instruktoret kontingjentit turk që shërbejnë në Kosovë.

“Trajnimi një javor qëllim kishte ngritjen e kapaciteteve luftarake të personelit të FSK-së, nga Regjimenti i Dytë i Forcave Tokësore (R2K), ku në kuadër të planit të trajnimit janë realizuar edhe qitja reale për të testuar aftësitë e fituara nga trajnimi. Në përfundim të trajnimit të pranishëm ishin shefi i shtabit të KFT-së, kolonel Valdet Berisha, komandanti i regjimentit të dytë të KFT-së, nënkolonel Jaser Mulla, instruktorët dhe përfaqësues nga kryesia e këshillit turk”, ka njoftuar FSK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në…