FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje dhe manovra me municion luftarak
26 nëntor 2024
| 13:59
Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania 1B e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “IRON BRAVO 2024”.
“Ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion luftarak në nivel Kompanie ndërsa detyrë esenciale në të cilën është trajnuar kjo kompani ishte mbrojtja zonale (operacionet mbrojtëse) si dhe detyrat kyçe kolektive të cilat mbështesin atë”, ka njoftuar FSK-ja.