
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor ‘Ujku Bravo’
28 shkurt 2025
| 15:54
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka përfunduar ushtrimi fushor “Ujku Bravo”.
FSK-ja ka theksuar se në kuadër të planit për validimin e Kompanive, Regjimenti i Tretë ka realizuar ushtrimin “Ujku Bravo”, ku pjesëtarët e kompanisë janë sfiduar dhe trajnuar intensivisht për operacione togu.
“Skenarët e ushtrimit janë përgatitur në përputhje me zhvillimet aktuale të luftës, duke përfshirë çarjen e pengesave si dhe reagimin ndaj sulmeve kimike”, ka njoftuar FSK-ja.
Më tutje, FSK-ja ka thënë se ky ushtrim ka qenë një mundësi e shkëlqyer për forcimin e aftësive, bashkëpunimit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të kompanisë për t’u përballur me sfidat e mundshme në terren.